Flash News

KRYESORE

Këshilltarët e LSI-së: Akt i turpshëm t'i jepet sheshi një partie për dy muaj, Dritan Leli të japë dorëheqjen

Këshilltarët e LSI-së: Akt i turpshëm t'i jepet sheshi

Këshilltarët e LSI-së, në Bashkinë e Vlorës kanë reaguar nëpërmjet një deklarate të përbashkët ku i drejtohen kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Ledina Mandija që të reagojnë ndaj aktit të paprecedentë që është bërë nga kryebashkiaku i Vlorës, i cili për dy muaj e ka vënë në dispozicion të PS-së sheshin kryesor të qytetit.

"Sot më datë 7.06.2017 u njohëm me një përgjigje të dhënë nga kryetari i Bashkisë lidhur me kërkesën për të ushtruar të drejtën që jep ligji për mbajtjen e tubimeve gjatë fushatës elektorale. Në përgjigje të kërkesës së drejtuar zyrtarisht nga dega e LSI-së në Vlorë Kryetari i Bashkisë jep përgjigjen më qesharake dhe absurde dhe të rrezikshme për funksionimin e procesit zgjedhor. Ai në mënyrë të palogjikshme i jep një subjekti zgjedhor për dy muaj sheshin për përdorim për fushatë elektorale, ndërkohë që fushata ende nuk ishte çelur dhe nga ana tjetër e mban peng këtë shesh, që i përket gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike, për të zhvilluar aktivitetin deri në 30 qershor. Këshilltarët i drejtohen Kryeministrit të Shqipërisë z. Rama dhe Zv. kryeministres znj. Mandija të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë të një kryebashkiaku që merr peng sheshin dhe të marrin masat", thuhet ne deklaraten e tyre. 

Nder te tjera, 7 keshilltaret e LSI ne bashkine e Vlores kane dhe nje kerkese per kreun e kesaj bashkie Dritan Lelin.

"Ndërkohë i drejtohemi Kryetarit të Bashkisë të japë menjëherë dorëheqjen sepse ka shkelur ligjin duke njohur çeljen e  fushatës përpara afatit ligjor. Pra kryetari i bashkisë ka shpërdoruar detyrën duke shkelur ligjin. Tubimi do të mbahet në vendin ku është kërkesa dhe është e patolerueshme që ky shesh të vihet në dispozicion të një subjekti për 2 muaj, përfshirë edhe muajin e fushatës.Ndaj ne e denoncojmë këtë akt të turpshëm", thuhet ne deklaraten e firmosur nga Artimida Luçaj, Kreshnik Ziaj, Luçiana Koprencka, Bashkim Bega, Gjolek Bushi, Baki Jazaj  dhe Andi Resuli

Të fundit