Flash News

KRYESORE

Këshilltarët e LSI ‘shpëtojnë’ Vangjush Dakon duke mos bojkotuar mbledhjen: Në listë na ka futur Lefter Koka

Këshilltarët e LSI ‘shpëtojnë’ Vangjush Dakon

Partia Socialiste në Durrës ka arritur të sigurojë sot korumin e nevojshëm për të zhvilluar mbledhjen e këshillit bashkiak, e cila shihej si test për kryebashkiakun Vangjush Dako pas skandalit të përfshirjes në dosjen ‘339’, ku po verifikohet për ndërhyrje në manipulimin e votave.

Pjesëmarrja e gjysmës së këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë të mundur që në mbledhje të arrihet numri i nevojshëm prej 26 anëtarësh. Raportohet se selia qendrore e LSI-së kishte urdhëruar bojkotin, por këshilltarët kanë marrë pjesë duke thënë se në listë i ka futuar Lefter Koka, deputeti që nuk pranoi të dorëzonte mandatin.

Ata kanë votuar projekt-vendimet e parashikuara në rend dite, në bashkëpunim me këshilltarët e PS-së.

Ndërkohë, këshilltarët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen pas urdhrit të marrë nga drejtuesit.

Të fundit