Flash News

KRYESORE

Këshilltarët e Metës vijojnë reagimet: Raporti i “Albanian Freedom House” bazohej në dozat e kokainës; u mbështet nga portalet e oligarkisë

Këshilltarët e Metës vijojnë reagimet: Raporti i

Këshilltarët e presidentit Ilir Meta vijojnë të reagojnë kundër raportit të “Freedom House”, i cili i dha një goditje të fortë imazhit të kreut të shtetit. Emiljano Aleksi, këshilltar i presidentit, ka reaguar në ‘Facebook’ për këtë raport duke vënë në dyshim paanshmërinë e tij dhe duke e quajtur “Albanian Freedom House”.

Aleksi thotë se raporti bazohet mbi "dozat kolumbiane" dhe është shoqëruar me shkrime në "protalet e oligarkisë".

“Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë. Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës. Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Emiljano Aleksi.

Në raportin e “Freedom House” thuhej se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri mori një goditje me zgjedhjen e Ilir Meta si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u sigurua nga votat e Partisë Socialiste në pushtet. Në vitin 2011 Rama vetë e përshkroi Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që ndahet nga një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar.

Të fundit