Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Bashës sulmon aleatët kritikë: Predikime banale, pa asnjë të re, pa asnjë ide...

Këshilltari i Bashës sulmon aleatët kritikë: Predikime

Këshilltari i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Edi Lesi, ka reaguar me ane te nje statusi ne “Facebook”, kundër disa aleatëve që kane kritikuar kryedemokratin. "Leksioni i vetem qe mund te jepnin keta eshte t’i kishin hapur rruge lidershipit te ri ne partite e tyre qe i mbajne ne xhep, si oret e qemotit, prej me shume se dy dekadash”, shkruan Lesi. Ja postimi:

“Jane shfaqur ca aleate qe japin receta ç’duhet te beje pd, pak te thuhet si zonja tefta qe tregon si gatuhet bifteku dhe çfarë vlerash kane zarzavatet ne vere. Me shume ngjajne me dermatologet qe te mesojne se dielli i mesdites duhet shmangur. Predikime banale pa asnje te re, pa asnje ide, nderkohe qe leksioni i vetem qe mund te jepnin eshte t’i kishin hapur rruge lidershipit te ri ne partite e tyre qe i mbajne ne xhep, si oret e qemotit, prej me shume se dy dekadash”, shkruan Lesi.

Ky reagim i këshilltarit të Bashës, ka ardhur një kohë ku ktitiket i kane bere thirrje që të heqë menjëherë ministrat teknike nga qeveria. Ndër zërat që kanë dalë më hapur janë Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi.

Të fundit