Flash News

KRYESORE

Këshilltari bashkiak akuza gazetarit Artan Hoxha: Është në shërbim të familjes Bajri, po shtrembëron faktet

Këshilltari bashkiak akuza gazetarit Artan Hoxha: Është në

Këshilltari i Mendimi Djathtë Liberal në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, ka lëshuar akuza ndaj gazetarit Artan Hoxha, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit në adresë të familjes Licaj.

Mustafa Lici deklaron se gazetari Hoxha është në shërbim të familjes Bajri, teksa thotë se familja Lici ka marrëdhënieve të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër.

“Ky person i inkriminuar, ka ringjallur dhe tension që të ringjall konflikte mes dy fiseve në Shkodrës. Gazetari i krimit, ka vendosur që të rrisë fëmijët me lekët e krimit dhe lekë harram. Nuk mundet që 6 vrasjet e Shkodrës ti trajtojë si vrasje bandash. Nuk mundet Artan Hoxha t’ua hup çokun shkodranëve. Ai më krahason mua më një magjyp, me një kriminel ordinar, si Safet Bajri. Nuk mundet ai të mbrojë familjen Bajri, ata nuk kanë pasur asnjë rival, se nuk u ka vrarë njëri në familje”, tha ndër të tjerash Mustafa Lici duke akuzuar gazetarin Hoxha se po shtrembëron faktet.

Çfarë deklaroi Hoxha për familjen Lici

“Pse nuk e përmend opozita bandën e Kirasit, rivalen e bandës së Dobraçit (Bajri) në Shkodër. Është kryetar i një partie politike ai që dominon Kirasin, është aleat i opozitës”, tha gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “KAPITAL” në Vizion Plus.

 

 

Të fundit