Flash News

KRYESORE

Këshilltari bashkiak i Tiranës: Kujdes gjobat e parkimit, nëse s’sheh njeri që të paguash, kërko vend tjetër

Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ka publikuar rastin e denoncuar nga një qytetar sa i takon parkimeve me pagesë në kryeqytet.

Kujdes gjobat e parkimit, shkruan Kraja në rrjetin social Facebook, teksa shton se nëse nuk sheh njeri që të paguash biletën e nuk arrin të paguash me SMS, kërko vend tjetër.

“Sigurisht, Bashkia kërkon vetëm të arkëtojë më shumë (nëpërmjet gjobave) e jo të ofrojë një shërbim transparent dhe të saktë ndaj qytetarëve”, thotë Kraja.

Postimi i plotë

Fillim jave te mbare te gjitheve por ⚠️ #KUJDES ⚠️ gjobat e parkimit 🚘🚗

Nese nuk sheh njeri qe te paguash bileten e nuk arrin te paguash me SMS, kerko vend tjeter... Sigurisht, Bashkia kerkon vetem te arketoje me shume (nepermjet gjobave) e jo te ofroje nje sherbim transparent dhe te sakte ndaj qytetareve... Lexoni rastin qe qytetari denoncon me poshte...

 

Të fundit