Flash News

KRYESORE

Këshilltari demokrat: Klodian Zoto është bashkë-ortak me Eco Tiranën e Bashkisë

Këshilltari demokrat: Klodian Zoto është bashkë-ortak me Eco

Këshilltari demokrat në bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, në një reagim të tij, thotë se para dy vitesh ka ngritur dyshime nëse EcoTirana mund të jetë fasada e diçkaje më të madhe, teksa shton se “sot, siç duket pa ndjekur një garë apo procedurë tenderimi publik, zbulojmë se Klodian Zoto është bashkë-ortak me EcoTiranën e Bashkisë drejtuar nga Veliaj në menaxhimin e mbetjeve”.

Në rrjetin social Facebook, Kraja thekson se këtu gjithçka po vendoset në hije, pa debat dhe pa transparencë në kurrizin e qytetarëve.

“EcoTirana u votua më 23 maj 2016.

Ardit Gjoklaj u vra më 7 gusht 2016, tre muaj më pas, në landfillin e Sharrës, i punësuar në të zezë, ashtu si dhjetëra të tjerë, për të blerë libra për shkollën...

Veliaj duhet të japë dorëheqjen. Nuk kemi c'të shohim më, kupa e skandaleve u mbush”, shkruan Kraja.

Postimi i plotë i Akil Krajës

NUK KEMI Ç'TË SHOHIM MË... sytë po na shohin tmerr, makthet po na kthehen në realitete !!!

- o - o - o -

Prej 2 vitesh, pyesim nëse EcoTirana mund të jetë fasada e dickaje më të madhe, më të frikshme, më të pabesueshme...

Sot, sic duket pa ndjekur një garë apo proçedurë tenderimi publik, zbulojmë se Klodian Zoto është bashkë-ortak me EcoTiranën e Bashkisë drejtuar nga Veliaj në menaxhimin e mbetjeve.

Ndërkohë, inceneratorin e kemi tek pragu i derës. Cilat janë garancitë se cfarë do të digjet aty? Njerëzit pyesin, njerëzit kanë frikë, sepse njerëzit nuk dinë asgjë!

Veliaj e cilëson këtë situatë si "histeri" sepse shqiptarët po vdesin nga ushqimet e skaduara, nga mjekësia e dështuar, nga kanceri mjedisor...

Por në fakt, po. Po, është histeri sepse këtu gjithcka po vendoset në hije, pa debat, pa transparencë, pa konsultime. Gjithcka me taksat e qytetarëve, gjithcka në kurrizin e qytetarëve.

Shqiptarët sot janë kthyer në skllevër të qytetit të tyre. Asnjë e drejtë, asnjë detyrim ndaj tyre, asnjë vlerësim të tyre, asnjë obligim moral, demokratik, ligjor e njerëzor.

"Unë bëj si të më teket mua e i shërbej vetëm interesave të mia. E kush pyet për ju. Cfarë të drejtash keni ju vallë? Asnjë vec atyre që ju them unë!". Po po, ja tamam kështu duket sikur na thonë prijësit skllavopronarë të qytetit tonë.

Skema e pronësisë dhe kuadri ligjor ngrinte dyshime të jashtëzakonshme që prej krijimit të EcoTirana. Referencat ligjore ishin skandaloze.

Bashkangjitur, ndërhyrja në Këshillin Bashkiak e 23 majit 2016, ku ngrija dyshimet e para mbi atë cka fshihej realisht pas futjes të konceptit të menaxhimit apo "tregtimit të mbetjeve".

Këshilltarët e shumicës e dëgjonin me dyshim përbuzës thirrjen tonë. Në sytë e tyre, Veliaj ishte, dhe mbetet, #LaliEri që vesh triko me drerë dhe del në foto me fëmijë. Këshilltarët e shumicës kërkonin vec t'i pëlqenin atij. Realitet historik tipik skllavopronar.

EcoTirana u votua më 23 maj 2016.

Ardit Gjoklaj u vra më 7 gusht 2016, tre muaj më pas, në landfillin e Sharrës, i punësuar në të zezë, ashtu si dhjetëra të tjerë, për të blerë libra për shkollën...

Veliaj duhet të japë dorëheqjen. Nuk kemi c'të shohim më, kupa e skandaleve u mbush.

Një Kryetar Bashkie që ka shkelur kontratën e mirëbesimit me qytetarët e tij, nuk mund të jetë më përfaqësuesi i tyre.

Filloi me biletat e autobuzit, me parqet që nuk do të prishen, me kullat që nuk do të ndërtohen, me cmin e ujit e taksat që nuk do të rriten, me dhunën ndaj shitësve ambulante dhe për të vazhduar me shëmbjen e Qemal Stafës ashtu sic pritet të ndodhe me Teatrin Kombëtar...

Mendonim të gjithë se nuk kishim parë gjë ende...

Por në fakt, nuk kemi c'të shohim më. Sytë po na shohin tmerr, makthet po na kthehen në realitete.

Piruetat me menaxhimin e mbetjeve në Tiranë janë rrënqethëse. Paftyrësia për t'u përballur me tragjedinë e Ardit Gjoklajt është makabre. Mungesa e transparencës mbi inceneratorin në Sharrë është në kufijtë e një krimi në masë.

Ky është Erion Veliaj, dhe ai duhet të largohet një minutë e më parë.

#ArditinEvranëPlehrat - #DrejtesiPerArditin

 

Të fundit