Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet Edi Ramës për karahasimin me lopën duke i kujtuar kanabisin

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet karahasimit të Edi Ramës, për udhëheqësit kosovarë me lopën që derdh qumështin. Halil Matoshi, pavarësisht se fillimisht nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’ thotë se nuk është mirë as mbjellja e kanabisit.

“S'bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar Matoshi.

Edi Rama, zgjodhi lopën, për ta shprehur atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj me tentimin për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama në "Real Story" të Vizion Plus-it.

Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, më herët deklaroi shkurtimisht për Gazetën Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.

Prishtina tërhiqet nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale, Ramush Haradinaj: Nisma e deputetëve nuk do të vijojë

Të fundit