Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Bashës për median publikon foto kangjellat e presidencës dhe ironizon Lamen e Shkrelin

Këshilltari i Bashës për median publikon foto kangjellat e

Prej disa muajsh artistët, qytetarët por edhe opozita po kundërshtojnë projektligjin, tashmë të miratuar nga qeveria, që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e disa kullave në truallin që njihet si qendra historike e Tiranës.

Nga ana tjetër, Artan Lame e Artan Shkreli, të njohur si mbrojtës të Trashigimisë Kulturore, pjesë edhe e Forumit, kanë heshtur për këtë plan të qeverisë. Në kohën kur socialistët ishin në opozitë, Shkreli e Lame, ishin mjaft aktiv madje në një rast, për disa ditë me radhë, kanë kundërshtuar heqjen e kangjellave të presidencës, në kohën kur në krye të saj ishte Bujar Nishani.

Këshilltari i Lulzim Bashës për mediat, Edi Lesi, në një reagim të bërë në rrjetin social Facebook ka ironizuar pikërisht me këtë fakt. “Duke vrare mendjen; a jane kangjellat e presidences apo eshtrat kulturore te gardianeve si ata, te paepurit e trashegimise lame-shkreli, shkreli-lame”, shkruan Lesi teksa e shoqëron postim me një foto nga kangjellat rrethuese të godinës së Presidencës.

Të fundit