Flash News

KRYESORE

Këshilltari i CDU-së: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim politik

Këshilltari i CDU-së: Shqipëria ka nevojë për një

Duke shqyrtuar një raport të “Financial Times” lidhur me reformën gjyqësore, si dhe reforma të tjera në Shqipëri, Këshilltari i CDU-së, Martin Henze, tregon se rezultatet e tyre janë plotësisht të dështuara.

Sipas Henze, legjislativi në Shqipëri nuk funksionon dhe administrata e qeverisë është bërë gjithnjë e më e korruptuar sipas vlerësimeve ndërkombëtare, duke mos dhënë asnjë siguri ligjore në Shqipëri. Ai thekson se sistemi demokratik parlamentar është jofunksional dhe është de facto i shfuqizuar si pjesë e të ashtuquajturës reformë gjyqësore.

Nuk ka patur për një vit e gjysëm asnjë zgjidhje të përkohëshme, gjykon Henze, në lidhje me shqyrtimin e gjyqtarëve ku mund të ishte shqyrtuar me lehtësi çdo gjyqtar hap pas hapi, në vend që të merrej vendimi për shfuqizimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Institucionet ndërkombëtare raportojnë një rritje të konsiderueshme në 4 vitet e fundit të trafikimit të kokainës dhe korrupsionit. Si mund të jetë një reformë e suksesshme në këto rrethana? A mund të quhet ky sukses?”, thotë këshilltari i CDU-së.

Henze flet edhe për përgjimet në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017, si dhe ato që priten të publikohen sot, më 17 qershor. “A mund të quhen këto si hapa të ndërmarra në reformën e drejtësisë?”, ngre pyetjen Henze.

Gjithashtu, ai prek  edhe çështjen e përmbushjes së kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian, nga ana e qeverisë shqiptare.

“Në fakt, qeveria aktuale nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së në maj të vitit 2018. Përgjegjësia politike për këtë katastrofë bie ekskluzivisht mbi qeverinë Rama, e cila është ende në pushtet”, thotë Henze.

Të fundit