Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Ilir Metës: Klosi dhe Meidani e bënë Thaçin pjesë të konferencës së Rambujesë

Këshilltari i Ilir Metës: Klosi dhe Meidani e bënë

Eksperti për çështjet e Sigurisë, Ilir Kulla, njëkohësisht këshilltar i presidentit Ilir Meta, ka deklaruar në emisionin ‘360 gradë’, se Hashim Thaçi u bë pjesë e konferencës së Rambujesë, në vitin 1999, si përzgjedhje e Fatos Klosit, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar, dhe Rexhep Meidanit, ish-President i Shqipërisë.

“Ka qenë i përzgjedhur i Fatos Klosit dhe Rexhep Meidanit. Kryeministri (Edi Rama) le të pyes arkivat e shtetit dhe SHISH-it, se ia shpjegojnë”, u shpreh Kulla.

Ilir Kulla kritikoi deklaratat e Ramës në Pejë dhe përdorimin e termit ‘gomar’, si dhe theksoi se Thaçi nuk ka qenë asnjëherë komandant i Ramush Haradinajt në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit