Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Metës i përgjigjet Ngjelës: Nuk është kjo rruga për t’u bërë drejtor i SPAK-ut

Këshilltari i Metës i përgjigjet Ngjelës: Nuk

Emiljano Aleksi, këshilltar i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së avokat Spartak Ngjelës, se ka qenë pikërisht presidenti ai që ka detyruar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla të flasë kundër ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ngjela tha se Llalla është shtyrë nga Meta për të deklaruar se Lu i ka kërkuar arrestimin e ish-kreut të Kuvendit, sot president i Republikës.

Ndërkohë, këshilltari Aleksi thotë se Ngjela është kthyer në avokat mbrojtës së Llallës dhe i bën të ditur se kjo nuk është rruga për t’u bërë drejtor i SPAK-ut, institucionit që do hetojë korrupsionin e niveleve të larta në Shqipëri.

“Zëdhënësi i vetshpallur i FBI-së sot u konvertua në avokat mbrojtës të ish-kryeprokurorit Llalla! Por, nuk është kjo rruga për t’u bërë drejtor i SPAK-ut për të shlyer borxhet e jetës luksoze”, shkruan Emiljano Aleksi.

“Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane”

Të fundit