Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Ministrisë së Jashtme për marrëveshjen detare: Kemi rënë dakord parimisht, duhet të përmbushen 4 kritere

I ftuar në “Opinion” në News 24, këshillari i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Glevin Dervishi, ka folur në lidhje me diskutimet me Greqinë.

Zoti Dervishi foli për marrëveshjen detare duke deklaruar se është diskutuar parimisht, por sipas tij, vendimi përfundimtar për kufirin detar do të merret duke u bazuar në katër kritere kryesore,  në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Konventa për të Drejtën e Detit, pika kufitare dhe legjislacioni në fuqi.

“Vendim i Gjykatës Kushtetuese  për kufirin detar tregon qartë se çdo marrëveshje për këtë çështje do të bëhet duke marrë parasysh vendimin.

Kur të konkretizohet një marrëveshje duhet që më parë të diskutohet nga ekspertet. Është diskutuar në parim me palën greke duke u bazuar në  vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Konventa për të Drejtat Detare, pika kufitare dhe legjislacioni në fuqi.

Në një moment të dytë do të shkojmë në marrëveshje konkrete.

Unë nuk di të them nga i gjeti Kotzias ato që deklaroi. Ajo që ne duam të arrijmë është të shkojmë drejt një marrëveshje që përfshijnë të gjitha elementet që përmenda më sipër. Kemi një dakortësi  për një marrëveshje që përmbush kriteret që përmenda”, deklaroi Dervishi.

Ndërsa në lidhje me çështjen çame zoti Dervishi u shpreh se pala shqiptare e ka bërë të qartë qëndrimin e saj.

“Absolutisht kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve me palën greke. Shqipëria e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për këtë çështje, pavarësisht se dy palët mbajnë qëndrime të ndryshme mes palëve”, u shpreh ai.

 

Të fundit