Flash News

KRYESORE

Këshilltari i ministrit Bushati bën një pyetje të detyrueshme: A po armatoset Serbia për Korenë e Veriut?

Këshilltari i ministrit Bushati bën një pyetje të

Diplomati Shaban Murati, këshilltar në kabinetin e Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ka bërë një pyetje në profilin e tij në ‘Facebook’, të cilën ai e konsideron “të detyrueshme”: A po armatoset Serbia për Korenë e Veriut?

Murati komenton dhuratën prej gjashtë avionëve “MIG-29” që Moska i ka bërë Beogradit, çka ndikon që serbët të kenë flotën ajrore më të fuqishme në Ballkan. Gjithsesi, pyetjes se “A po armatoset Serbia për Korenë e Veriut?”,- Murati nuk i jep një përgjigje, por thekson se këtë pyetje duhet t’ia bëjnë vetes qeveritë e shteteve ballkanike.

Reagimi:

Një pyetje e detyrueshme:

A po armatoset Serbia për Korenë e Veriut?

Me rastin e mbërritjes kësaj jave në Beograd të një skuadrilje prej gjashtë avionëve gjuejtës “MIG-29” dhuratë e Rusisë për Serbinë, presidenti serb Vuçiç deklaroi në 5 tetor: “Serbia ka tani në mënyrë të bindshme skuadronin më të fuqishëm në rajon. Në një kohë të shkurtër Serbia ka marrë tani avionë ushtarakë më tepër se gjatë 40 viteve të kaluara”.

Mendoj se qeveritë dhe diplomacitë e shteteve ballkanike duhet t’i bëjnë vetes pyetjen: ”A po armatoset Serbia për Korenë e Veriut?”.

Kosova sërish në tryezën e të mëdhenjve, SHBA dhe Rusia gati të përfshihen në dialog, Gjermania zëvendëson BE-në

Të fundit