Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Parë i Erdogan vizitë në Tiranë me ‘delegacion fetar’, Rama u shtron darkë

Këshilltari i Parë i Erdogan vizitë në Tiranë me

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, njëkohësisht këshilltar i parë i Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Kalin shoqërohej nga një delegacion ku pjesë ishin kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam dhe zv.kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Selim Argun.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Tiranë, delegacioni turk është takuar me ministrin e Financave, Arben Ahemtaj, me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe me ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i ka pritur turqit në një darkë pune në selinë e Kryeministrisë.

Detaje për temat e diskutuara në këto takime nuk bëhen të ditura, por vizita e zëdhënësit të Presidencës turke vjen pak ditë pasi kryeministri Rama takoi Erdoganin në Stamboll.

Ibrahim Kalın foli shkurtimisht për vizitën në Tiranë gjatë qëndrimit në Shkup, kur ndër të tjera tha se “marrëdhëniet Turqi-Shqipëri kanë rëndësi të madhe për perspektivën e vendit të tij në lidhje me rajonin e Ballkanit.”

Të fundit