Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Ramës për rajonin mbështet ndryshimin e kufijve: Kritikët flasin pa fakte

Këshilltari i Ramës për rajonin mbështet ndryshimin e

Kryeministri Rama, në ndryshim nga presidenti Meta nuk ka shprehur ndonjë qëndrim të qartë lidhur me çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, këshilltari i kryeministrit për rajonin, Shkëlzen Maliqi është pro propozimit të presidentit Hashim Thaçi.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’ kundërshtaret e idesë janë të painformuar në detaje dhe se nuk e dinë konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

“Qëndrimet e ndryshme kushtëzohen jo me vetë taksën si të tillë, por me qëndrimet diametralisht të kundërta rreth paketës ende të pahapur të marrëveshjes përfundimtare politike në mes të Kosovës dhe Serbisë që, si duket, është esencialisht e draftuar, sepse nuk do të përmendeshin afatet e shkurtra për aprovimin e saj. Se çka përmban konkretisht draftmarrëveshja janë ngritur shumë spekulime pas fushatës gjashtëmujore vitin e kaluar rreth ‘korrigjimit’ të kufijve, që disa e kuptonin si shkëmbim territoresh dhe të popullsisë, e disa si copëtim të Kosovës.

Fakti se presidenti Thaçi ka qenë ndër të parët që e hapi temën e korrigjimit në termet e ngjashme me projektet e mëparshme serbe i ka frustruar kundërshtarët të tij në Kosovë. Ata duke qenë të painformuar në detaje, e as sot nuk e dinë saktë se për çka konkretisht bëhet fjalë, na alarmojnë se po rrezikohet tërësia territoriale dhe sovraniteti i Kosovës. Taksa ndaj mallrave serbe tani shërben si element shtesë për bllokimin e dialogut, duke rrezikuar realizmin e marrëveshjes Kosovë – Serbi dhe festimit e saj në Shtëpinë e Bardhë, që e kishte paralajmëruar presidenti Trump në letrën të dhjetorit”, deklaroi Maliqi.

Pyetja është nëse qëndrimi i Maliqit mbështetet edhe nga Rama apo deklarata e tij eshte ne rrafshin personal.

Të fundit