Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Ramës sinjal politikanëve: Burg nëse nuk keni vjedhur me marifet

Këshilltari i Edi Ramës për rajonin, Shkëlzen Maliqi ka paralajmëruar politikanët e korruptuar se mund të denohen nëse nuk kanë vjedhur me marifet. Maliqi, i referohet rastit rumun, ku Liviu Dragnea, kryetar i partisë në pushtet, PSD, u denua me 3 vite e gjashte muaj heqje lirie: "Politikanë të fortë të anëve tona mësoni çka ju pret në të ardhmen jo fort të largët nëse nuk keni vepruar me 'marifet".

Denimi i politikanit me te rendesishem ne Rumani erdhi për shkak të punësimit nepotik të dy grave ne nje kohe qe dëmi në buxhetin e shtetit llogaritej vetem 23 mijë euro.

Maliqi u bë pjesë e stafit të kryeministrit Edi Rama me 23 gusht 2013 për të ndihmuar qeverinë në jetësimin e programit të Rilindjes për rajonin.

“Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes - Shkelzen Maliqi”, shkruante i entuziazamuar Edi Rama.

Të fundit