Flash News

KRYESORE

Këshilltari i ish-presidentit Nishani uron Kadarenë: Ismaili u shtang, ç’pamë gjatë shëtitjes në Gjirokastër

Këshilltari i ish-presidentit Bujar Nishani, Ylli Asllani ka uruar të madhin Ismail Kadare në 82- vjetorin e tij të lindjes. Asllani teksa ka publikuar në 'facebook' një foto me Kadarenë, ka ndarë dhe një fragment nga biseda e tyre gjatë shëtitjes në Gjirokastër.

“Sot 82 vjeç! Megjithatë ai ngelet më i madhi! Edhe njëqind Kadare!

... Më pas përshkruam ‘sokakun e të marrëve’ dhe po i afroheshim shtëpisë së tij tashmë të rrënuar. Disa plaka të vjetra pranë portës e pyetën për prindërit e motrën, si thonë ‘për të gjallë e për të vdekur’. Ismaili u shtang kur në oborrin e Kako Pinos pa një pemë të sapo prerë. Do te ketë ndruar jetë dikush, më tha. Ishte e vërtetë. Ende vazhdonte një zakon i vjetër i gjitonëve të tij kur ndërronte jetë një mashkull i shtëpisë...”, shkruan Asllani.

Të fundit