Flash News

KRYESORE

Këshilltari i PD-së e thotë publikisht: Opozita e LSI-së zgjat sa shiu i verës

Këshilltari i PD-së e thotë publikisht: Opozita e LSI-së

Anëtari i Këshillit të bashkisë së Tiranës nga radhët e PD-së, Fabjan Topollaje konsideron opozitarizmin e LSI-së të dobët teksa shprehet se “zgjat sa shiu i verës”.

Sipas  Topollajt, LSI votoi në Këshillin Bashkiak të gjitha aktet korruptive të Veliajt, duke u bërë palë me të.

“Opozita e LSI në Këshillin Bashkiak Tiranë zgjati sa shiu i verës. 

Pas bojkotit të mbledhjes së kaluar ku u rrit çmimi i ujit në Tiranë dhe pretendimit se Veliaj ju bleu 2 këshilltarë, dje LSI votoi pro të gjitha aktet korruptive të Veliajt, përfshi dhe Planin e Detajuar Vendor për 1000 kulla betoni tek Bulevardi i Ri, përfshi dhe trefishimin e tarifës së pastrimit, përfshi dhe vendimin absurd që këshilltarëve të opozitës të mos ju jepet fare fjala në Këshill Bashkiak. Dhe një procedurë tenderi zgjat më shumëse opozita e LSI”, shprehet këshilltari i PD-së Fabjan Topollaj.

Të fundit