Flash News

KRYESORE

"Kështu do ju fshijë Lyl Magjistari", Braçe komenton video-selfien e Bashës: Një ditë pas zgjedhjeve as nuk do të jeni më

"Kështu do ju fshijë Lyl Magjistari", Braçe komenton
“Incidenti” i kreut të PD, Lulzim Basha, me video-selfien mëngjesin e sotëm në Kombinat ka bërë xhiron e rrjetit. Ndërkaq, pa reaguar nuk ka rezistuar dot as zv.kryeministri Erion Braçe, i cili përmes një postimi në Instagram nuk ka kursyer tonet sarkastike. “Keshtu do ju fshije #LYLMAGJISTARI!”, shkruan Braçe në një shkrim që shoqëron videon me momentin e sikletshëm të kryedemokratit Basha, ku një qytetar doli spontanisht duke qeshur, ndërsa ai u mundua ta fshehë duke lëvizur këndin e filmimit. Postimi i plotë i Braçes: Keshtu do ju fshije #LYLMAGJISTARI! Ju pata thene qe i duheni tani, deri ne zgjedhje; Do ju harroj nje dite me pas! Por ky te zhgenjen perhere; JU FSHIN QE TANI! Imagjinoni nje dite pas zgjedhjeve, as do jeni me.  

Të fundit