Flash News

KRYESORE

Kështu quhet partia e re e Rudina Hajdarit, pjesë edhe ish-nënkryetari i PD

Kështu quhet partia e re e Rudina Hajdarit, pjesë edhe

Deputetja Rudina Hajdari e ka themeluar partinë re, ndonëse kjo nuk është konfirmuar prej saj publikisht. Por sipas ‘Vizion Plus’, Hajdari ka zgjedhur edhe emrin për partinë që do i bashkohet skenës politike shqiptare, ndërkohë që suksesi i saj mbetet për t’u provuar.

‘Bindja Demokratike’ raporton ky televizion se do të quhet partia e re.

Pjesë e ‘Bindjes Demokratike’ raportohet se do të bëhet edhe Astrit Patozi, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike. Ai i ka dhënë mbështetje Hajdarit në formimin e grupit parlamentar në Kuvend dhe për vendimin për të mos bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit të mbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike dhe e javën e ardhshme partia meë e re do depozitojë kërkesën në gjykatë.

Mbetet ende e paqartë se si do të garojë në zgjedhje partia “Bindja Demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive neë zgjedhjeve skadon të martën, por kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur, regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

Të fundit