Flash News

KRYESORE

Këstet e kredive, nuk përfitojnë punonjësit e administatës. Sejko: Rrezikojmë 3 muaj recesion ekonomik

Këstet e kredive, nuk përfitojnë punonjësit e

Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, deklaroi në “Real Story” për gazetarin Sokol Balla, se punonjësit e administatës shtetërore nuk do të përfitojnë nga shtyrja e kësteve të kredive. Sipas tij, të vetmit që përfitojnë janë ata që janë në vështirësi financiare për shkak të koronavirusit.

“Mësuesit dhe mjekët i marrin pagat në mënyrë automatike dhe i tërheqin nga ATM-të nëpërmjet kartës së kreditit. Problemi është tek pjesa e kredisë. Një pjesë e administratës publike ka kredi. Edhe ata që punojnë në privat. Të gjithë punonjësit kanë një trajtim të ngjashëm bankat aplikojnë kredi, kredi konsumatore dhe kredi për banesa.

Kreditë konsumatore kanë këstet e tyre, dhe për banesat kanë këstet e tyre. Mund të kenë probleme financiare por jo thelbësore nga kjo. Nuk janë të ekspozuar dhe të riskuar pasi përderisa i jepet rroga dhe ata do e paguajnë. Mjekët dhe mësuesit do e paguajnë kreditë. Nuk ndryshon asgjë financiarisht tek ata. Një pjesë e tyre e mirë duan ta paguajnë. Të tjerë kanë probleme financiare. Rastet ndryshojnë. Po të hyjmë në analizë mund të kemi aq shumë kategori rastesh sa nuk do i sqaronim dot”, tha Gent Sejko

Më tej ai shtoi se vendimi i marrë nga Këshilli Mbikëqyrës ka të bëjë me klientët që preken nga kriza e koroanvirusit. Ai sqaroi dhe procedurën që do të ndiqet nga bankat për këta klientë.

“Do theksoja që vendimi i marrë nga Këshilli Mbikqyrës ka të bëjë vetëm me ata klientë të prekur nga kriza e koronavirusit dhe ata do të duhet të kontaktojnë bankat. E theksova që ditën e parë që duhet njoftuar banka, klientët ishin të paqartë, kishin ankesa. Dhe për të ndarë klientët që i shtyhet afati atëhere Banka i kthen përgjigje brenda 3 ditësh nëse ky është një klient që përfshihet në këto kategori apo jo. Duhet të kontaktosh bankën, nuk është një urdhër automatik që të gjithë klientët, individë, biznese i shtyhet kredia. Ne bëmë llogaritje. Ne i kemi krijuar mundësinë bankave që të mundësojnë shtyrjen.”- tha Sejko.

Gent Sejko, nisur nga situata, bëri dhe një projeksion të situatës ekonomike për të ardhmen. Ai tha se Shqipëria rrezikon një recesion deri në 3 muaj. “Me skenarin që kemi deri tani rrezikojmë recesion deri në 3 muaj, por jo për gjithë vitin”, tha Guvernatori Sejko. Më tej, Sejko foli për masën urgjente të shtyrjes me tre muaj të kësteve të kredisë, duke thënë se edhe Banka e Shqipërisë po bën gjithçka për të parandaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

“Masa u mor në rast urgjent. Ne nuk e dimë kohëzgjatjen e kësaj situate. Po përpiqemi të marrim të gjitha masat parandaluese ne si Bankë Qendrore. Stabiliteti financiar është shumë i rëndësishëm. Bankat depozitat i japin me kreditë e qytetarëve. Pjesa dërrmuese e depozitave janë kreditë. Nuk është puna për të bërë avokatin e bankave, por duhet trajtuar me shumë kujdes”, tha Sejko.

Të fundit