Flash News

KRYESORE

Këta deputetë të rinj kanë një peshë të madhe mbi supe: Duhet të rrisin nivelin e Kuvendit

Këta deputetë të rinj kanë një peshë të madhe

Legjislatura e fundit e Kuvendit do të mbahet mend për një gjë, për numrin e lartë të deputetëve me precedentë penal, të cilët u bënë pjesë e tij si pasojë e papërgjegjshmërisë së kryetarëve të partive.

Por, me ligjin e dekriminalizimit, i miratuar me kërkesë të opozitës dhe pas presionit të mediave dhe opinionit publik, në listat e 25 qershorit partitë politike bënë pjesë të tyre disa akademikë dhe profesorë të njohur. Më mirë në këtë drejtim performoi Partia Demokratike dhe më pas Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në legjislaturën e re, deputetëve të rikonfirmuar që kanë një integritet të lart dhe karrierë të pasur, do u bashkohen edhe kolegë të tjerë me të njëjtat vlera, siç është rasti i Shezai Rrokajt (LSI), Valentina Dukës (PD) dhe Romeo Gurakuqit (PD). Këta deputetë të rinj, së bashku me kolegët që do gjejnë aty, kanë një detyrë të rëndësishme, të rikthejnë Kuvendin e Shqipërisë në institucionin që përfaqëson si duhet qytetarët shqiptarë, ata duhet të tregojnë se janë elita e vërtetë e këtij vendi.

Sigurisht që ky mision nuk është i lehtë për shkak të situatës së tensionuar politike, por edhe për faktin se dekriminalizimi nuk u zbatua siç duhet nga të gjitha partitë. Persona të dyshuar se nuk kanë një figurë të pastër kanë arritur të bëhen sërish pjesë e kësaj legjislature.

Por, këta profesorë dhe akademikë kanë për detyrë që të mos u lënë atyre terren dhe Kuvendin t’ua bëjnë një territor të huaj, ashtu siç realisht duhet të ishte.

Të fundit