Flash News

KRYESORE

“Këta dy shpirta m’i shpëtoi Zoti dhe Franca”, deputeti shqiptar dhuron 1 mijë euro për Notre Dame

Deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri njofton me një postim në Facebook se ka dhuruar 1 mijë euro nga rroga e tij për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Francë.

Ai ka njoftuar se ka vendosur që nga rroga e tij si deputet të dhurojë 1000 euro dhe këtë gjë e bën për prindërit e tij, të cilët janë mirënjohës që shteti francez i strehoi dhe u siguroi ushqim e veshmbathje.

Postimi i plotë:

Nuk kemi pasur asgjë, kur këta dy shpirta m’i shpëtoi Zoti dhe Franca!

Nuk i gëzohem shumë këtij fati, se në atë kohe lufte, na vdiqën e u vranë shumë familje shqiptare, burra, gra, pleq e fëmijë! Por, sot pak m’u dha mundësia, të ndaj nga vetja ime për prindërit e mi, që duan të jenë mirënjohës për shtetin francez, që i strehoi, dhe ju garantoi siguri, ushqim e veshëmbathje gjatë asaj kohe ku ishin edhe vëllau dhe dy motrat e mia!

Sot, nga rroga ime e deputetit, edhe pse nuk qëndroj mirë me financa pasiqë dhurova pasaportat e mia muaj më parē, edhe pse janë pak para këto por zemra e thotë, që dua të ndaj 1000 euro për Notre Dame!

Për këtë mundësi u jam mirënjohës shqiptarëve të mi. Faleminderit Francë. Zoti ju bekoftë të gjithëve, dhe ata që i duan shqiptarêt. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipērisë.

Të fundit