Flash News

KRYESORE

“Këta janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar me gurë”. Pedagogu Marku debat me ministren Gjonaj

“Këta janë bërë aq arrogantë sa duhen larguar me

Pegagogu Mark Marku ka bërë një deklaratë mjaft të fortë teksa është përplasur me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke thënë se qeveria socialiste duhet larguar me gurë dhe armë.

Debati është nxehur në momentin kur Gjonaj i është përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziut se si ka mundësi që prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim për dosjen 339 në kaq shumë vite. Gjonaj deklaroi se puna e prokurorisë është e pavarur. Ky ka qenë momenti kur pedagogu Mark Marku ka shpërthyer në akuza, duke I thënë Ministres se po sillet në mënyrë arrogante.

“Këta janë bërë aq arrogante sa duhen larguar me gurë. Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin. Më gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjellë në majë të hundës. Më tutje pedagogu u shpreh se ka respect për Etilda Gjonajn, por jo për postin që ajo mban, pasi sipas tij, një njeri që mban post politik nën qeverisjen e Ramës gëzon zero respect prej tij”, deklaroi Marku.

Të fundit