Flash News

KRYESORE

Këta janë dy agjentët e FBI-së që kanë mbërritur në Tiranë, do ndihmojnë në goditjen e ‘peshqve të mëdhenj’

Këta janë dy agjentët e FBI-së që kanë

Dy agjentë të FBI-së amerikane kanë mbërritur në Tiranë dhe sot kanë marrë pjesë në nisjen e operacionit ‘Forca e Ligjit’, ku të pranishëm ishin gjithashtu ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministri britanik për Evropën dhe dy ambasadorët e SHBA dhe BE-së.

Agjentët amerikanë janë Mark Newhouse dhe Jack Liao, të cilët do të ndihmojnë në ngritjen e task forcës për goditjen e zyrtarëve të lartë të Shqipërisë të përfshirë në afera korruptive dhe të lidhur me krimin.

NewHouse dhe Jack Liao janë ekspertë dhe kanë një përvojë të madhe në hetimet ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu theksoi se pret që ky aksion i qeverisë shqiptare të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm me ndjekjen penale të ‘peshqve të mëdhenj’.

Donald Lu ia përmend me emra kriminelët në parti, Edi Rama bën sikur nuk i njeh: Qeveria po e lufton krimin

 

Të fundit