Flash News

KRYESORE

Këta janë dy të rinjtë shqiptarët që u kapen me 1 mln euro heroinë në dollap

Nga Italia vjen “bëma” e radhës e shqiptarëve të guximshëm që merren me trafikun e drogës. Dy të rinj shqiptarë kapen me 1 mln euro heroinë në dollap, ku kishin fshehur jo pak, por 25 kg. Në një vend të sigurt dhe të fshehur brenda murit, kishin 100 mijë euro para të gatshme dhe 500 gram kokainë.

Kjo është çka gjetën karabinierët në Compagno Bolonjë Borgo Panigale, të cilët të enjten arrestuan dy shqiptarë, 28 dhe 25 vjeç, me qëndrim të parregullt dhe të pa dënuar më parë. Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Indrit Baldiu dhe Shkëlqim Xhafaj, 28 dhe 25 vjeç.

Më i riu prej tyre ishte vënë re nga një patrullë policie, e cila kishte dyshuar tek sjelljet e tij. Njeriu i dyzuar po përpiqej të kërkonte apartamentin e “Martin Luther King” në periferi të qytetit ku ishte edhe bashkatdhetari, shkruan “Corriere”.

Përveç paraburgimit për dërgesat e sasive të mëdha të narkotikëve, të dy shqiptarët do të përgjigjen gjithashtu edhe për gjetjen e një arme me dy karikatorë në  brendësi të dollapit të rrobave. Është vlerësuar se heroina e konfiskuar mund të kapte shifrën e 1 mln euro.

Më pas në kontrollin në banesë ku jetonte së bashku me Indrit Baldiun 28 vjeç, forcat e policisë kanë gjetur të fshehura rreth 25 kg heroinë që në shitje tregu do të sillte një përfitim prej më shumë se 1 milionë euro. Gjithashtu në banesën e shqiptarëve janë sekuestruar dhe 100 mijë euro para të thata dhe  instrumente për konfeksionimin e dozimin e drogës.

Dy shqiptarët Indrit Baldiu 28 vjeç e Shkëlqim Xhafa 25 vjeç janë emigrantë klandestinë në Itali e të pa skeduar më parë nga Policia Italiane.

Ndaj dy shtetasve shqiptarë është lëshuar urdhri i arrestimit me burg.

 

Të fundit