Flash News

KRYESORE

Këta janë dy zyrtarët e rëndësishëm që Basha po denonconte kur Ruçi i ndërpreu fjalën

Këta janë dy zyrtarët e rëndësishëm që Basha

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kryeopozitarit Lulzim Basha gjatë kohës kur po denonconte dy zyrtarët e lartë si vartës të Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha akuzoi se Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Vlorës, janë nën urdhrat e Agron Xhafajt, i quajtur nga trafikantët e drogës si “Pashai i Vlorës”.

"Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “Pashai i Vlorës”, trafikantët e drogës, ka nën urdhrat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë", tha ndër të tjera kreu i PD-së.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryeqytetin mesdhetar të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine.

Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “Pashai i Vlorës”, trafikantët e drogës, ka nën urdhrat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë.

Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku rekordet kriminale, personale apo familjare, janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike.

Normalisht Prokuroria duhet të vepronte.

Fatmir Xhafa do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar.

Por mafia në pushtet i ka marrë masat që kjo të mos ndodhë. Kapja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dje e Prokurorit të Krimeve të rënda këtë qëllim ka.

Kjo është ajo që Raporti i Departamentit të Shtetit e quan – Kapja e shtetit.

Ministri i Brendshëm kokë e një prej familjeve mafioze.

Prokuroria vegël e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Këtu ka përfunduar vendi me Edi Ramën.

Nuk ka ligj. Nuk ka polici. Nuk ka drejtësi.

Në këto kushte i vetmi që mund ta zgjidhë, e vetmja shpresë për Shqipërinë, është vetë populli, janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

Koha po thërret si kurrë më pare.

Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të marrin në dorë fatin e tyre.

Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria.

Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më!

Të fundit