Flash News

KRYESORE

Këta janë liderët e rëndësishëm botëror që nuk iu përgjigjën ftesës së Thaçit për të qenë në Prishtinë

Këta janë liderët e rëndësishëm botëror

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërguar ftesa shumë homologëve të tij për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të këtij përvjetori. Ftesa u është dërguar vendeve që e njohin Republikën e Kosovës.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm liderësh nuk i janë përgjigjur ftesës së Thaçit, me pretendimin se kanë një agjendë të ngjeshur dhe të paracaktuar.

Ndër liderët që nuk iu përgjigjën ftesës për të qenë në Prishtinë janë presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella; presidentja kroate Kollinda Grabar-Kitaroviç; presidenti austriak Alexander Van der Bellen; presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker; Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Julie Payette.

Të tjera nga 10 vjetori i Pavarësisë:

“Kosova u bë e pavarur sepse nuk u mposht kurrë!” Basha dhe Berisha urojnë 10 vjetorin e pavarësisë

Kryemadhi për 10 vjetorin e Kosovës: Ditë reflektimi, të realizojmë aspiratën e shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes evropiane

Clinton dhe Bush mesazh shqiptarëve: Jemi krenarë që ndërhymë në Kosovë dhe mbështetëm pavarësinë

Prapaskenat e përplasjes/ Rama i inatosur me Haradinajn, zgjodhi Ilir Metën si negociator për kufirin; zbardhet takimi i presidentit të Shqipërisë në “Villa Gorica 

Të fundit