Flash News

KRYESORE

Këta janë zv.ministrat e Ramës që do drejtojnë deri në shtator, pas ikjes së ministrave “teknikë”

Këta janë zv.ministrat e Ramës që do drejtojnë deri

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë dorëzuar dje dorëheqjen pranë Kryeministrit Edi Rama. Por Kryeministri gjatë kësaj periudhe nuk do të miratojë shkarkimin e ministrave teknikë dhe dërgimin në Presidencë të emrave të ministrave të rinj për t’i zëvendësuar. Gjatë kësaj periudhe deri në shtator funksionet do t’i ushtrojnë zëvendësministrat, të cilët do të kenë kompetencat e ministrave të dorëhequr.

Ligji nr. 9000, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, parashikon dhe mundësinë që zv.ministrat të ushtrojnë kompetencat e ministrave. Sipas nenit 6 të këtij ligji, “zëvendësministri zëvendëson ministrin, në kuptimin e pikës 1 të nenit 34 të Kodit të Procedurave Administrative. Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit.

Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera”. Kompetencat e Dritan Demirajt pritet t’i zbatojë zv.ministrja Rovena Voda.

Ndërsa të ministres së Financave, Helga Vukaj, zv.ministri Erjon Luçi. Gazment Bardhi, ministër i Drejtësisë, i ka kaluar kompetencat zv.ministrit Arben Israj. Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë, ia ka kaluar kompetencat zv.ministres Mira Rakacolli. Ndërsa Mirela Karabina, ministre e dorëhequr e Arsimit, ia ka kaluar kompetencat zv.ministrit Gert Janaqi.

 

Të fundit