Flash News

KRYESORE

Këtë frut duhet ta konsumoni patjetër, ka efekte të mrekullueshme në organizëm

Këtë frut duhet ta konsumoni patjetër, ka efekte të

Kumbulla është një frut që duhet ta konsumoni patjetër. Një kumbull është e barabartë me një grusht boronicash për sasinë e antioksidantëve. Gjithashtu është i shkëlqyer kundër konstipacionit.

Kumbullat janë zgjedhja e pashmangshme e amvisave për përgatitjen e reçelit për në dimër, por duhet të hahen edhe të freskëta, sepse përmbajnë vitamina C (5 deri 8 mg per 100 g, në varësi të llojit), vitaminë B6, bakër, vitaminë B2, vitaminë B3, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg për 100 g kalium. Kumbulla është e pasur me fibra, 2 g për 100  dhe megjithatë është një frut me pak kalori.

Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon kockat, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, por edhe se konsumimi i mesatarisht 12 kumbullave në ditë për dy muaj zvogëlon nivelet e LDL kolesterolit të keq.

Përfitimet e kumbullave vazhdojnë. Duke konsumuar rreth 12 kumbulla të thatë në ditë ose 100 gramë, për tre muaj me radhë, sipas një studimi, rrit dendësinë e kockave.

Dihydroxyphenyl isatin është një përbërës që është gjetur te ky frut, i cili veç përbërësve të tjerë, ka efekte laksative. Për më tepër ai ndihmohet nga sorbitoli, fenolet dhe fibrat.  

Si përfundim, 25 gramë kumbulla të thata, do ju japë 5 për qind të sasisë së nevojshme të fibrave në ditë, kur për burrat nga 19 në 50 vjeç sasia e duhur është 25 për qint dhe për gratë e së njëjtës grupmoshe 7 për qind.

 

Të fundit