Flash News

KRYESORE

Këtë vit prezanton festivalin e RTSH, Alketa Vejsiu tregon sa do të paguhet

Këtë vit prezanton festivalin e RTSH, Alketa Vejsiu tregon sa do

Alketa Vejsiu këtë vit pritet të drejtojë edhe festivalin e RTSH-së, veç projekteve në tv Klan.

Moderatorja ka marrë përsipër drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka. Por, sa do të paguhet Vejsiu për këtë projekt, të cilin ajo ka deklaruar se e ka ëndërruar prej vitesh?

Në një intervistë për ‘Jo vetëm modë’ në tv Klan, Vejsiu thotë se nuk do të  marrë asnjë qindarkë.

“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, shprehet Alekta Vejsiu.

Të fundit