Flash News

KRYESORE

Këto janë 10 shtetet që mbështesin fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE; takimi zhvillohet në Greqi

Këto janë 10 shtetet që mbështesin fuqishëm

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz foli gjatë vizitës në Tiranë për një grup që është krijuar brenda Bashkimit Europian që mbështet fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ky grup përbëhet ngashtetet e Vishegradit (Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Hungari) si dhe nga ‘Balkan 4’ (Kroaci, Rumani, Bullgari dhe Greqi).

Në Sunio të Greqisë është zhvilluar takimi i ministrave të Jashtëm të këtij grupi me homologët e Ballkanit Perëndimor. Të ftuar ishin edhe ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe Qipros.

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati nënvizoi nevojën e shkëmbimit të mendimeve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përgjegjësinë e tyre në formatimin e së ardhmes së përbashkët në familjen evropiane. Duke e vënë theksin te rëndësia e një bashkëveprimi të përforcuar mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, Ministri evokoi rëndësinë e zhvillimeve të reja për fuqizimin e perspektivës evropiane të rajonit, pas publikimit të Strategjisë së KE-së dhe pritshmëritë në kontekstin e Samiteve të ardhshme të Sofjes dhe Londrës.

Ministri Bushati vlerësoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë një proces i dyanshëm jo vetëm në aspektin gjeopolitik por edhe ekonomik. Në këtë kuadër ai nënvizoi rëndësinë e reformave strukturore ekonomike në funksion të ngushtimit të hendekut zhvillimor që qëndron mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ministri Bushati vlerësoi se çdo diskutim mbi të ardhmen duhet të përqendrohet tek “e ardhmja e brezit të ri”.

Në vijim të Takimit të parë të këtij formati, zhvilluar në Budapest në tetor të vitit të kaluar, diskutimet mes Ministrave u përqendruan në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë. ​

Të fundit