Flash News

KRYESORE

“Këto janë 5 bashkitë që PS i ka të humbura në 2019-ën”

“Këto janë 5 bashkitë që PS i ka të humbura

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi ka renditur 5 bashkitë që sipas saj PS i ka të humbura gjatë zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen gjatë vitit të ardhshëm.

“Bashkite Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë, konkluzioni LSI-PD dhe të gjitha partitë e fronit opozitar, se këtu është cështje fronti s’ka më bindje politike është front kundër një të keqeje më të madhe, ky front pa dallim feje krahine e ideje ka një qëllim të rrëzojë Edi Ramën”, u shpreh Kryemadhi gjatë debatit në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.

Po ashtu, Kryemadhi denoncoi Veliajn për blerjen e këshilltarëve të LSI në bashkinë e Tiranës.

“Erion Veliaj u këput duke blerë këshilltarët e LSI-së duke i bërë premtime dhe tani i ka lënë rrugëve”, tha kryetarja e LSI-së.

 

 

Të fundit