Flash News

KRYESORE

Këto janë figurat publike që kanë braktisur kolegët e artit dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë për Teatrin Kombëtar

Këto janë figurat publike që kanë braktisur kolegët e

Aktorët po vijojnë betejën e tyre për të ruajtur godinën e Teatrit Kombëtar dhe sot kanë prezantuar projektin e tyre duke sfiduar projektin e prezantuar pak javë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe që parashikonte shembjen e godinës ekzistuese.

Po ndërkohë që aktorët shprehen se janë të vendosur për të mos u tërhequr nga mbrojtja e godinës historike, ata janë braktisur nga shumë kolegë të tyre artistë.

Inva Mula është shembulli i artistes që u sensibilizua me kolegët e saj, pavarësisht se nuk ka lidhje direkte me godinën e Teatrit Kombëtar. Sopranoja e madhe i konsideroi skandaloze kushtet ku punojnë aktorët.

Por jo të gjithë e kanë ndjekur shembullin e zonjës Mula.

Ne kemi nxjerrë disa emra nga bota e muzikës, medias, aktrimit dhe baletit, të cilët kanë ndikimin e tyre te publiku shqiptar, por që nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë çështje.

Nuk kemi dëgjuar ende asnjë deklaratë nga Agron Llakaj, drejtues i një spektakli humori, as nga Ardit Gjebrea, Kastriot Tusha apo Gerd Vaso dhe Eneda Hoxha. Gjithashtu, në heshtje kanë qëndruar Valbona Selimllari dhe Alketa Vjesiu, si dhe artistët Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, Gaz Paja dhe shumë të tjerë.

Shumë prej këtyre personazheve financohen në mënyra të ndryshme nga bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Festivale që marrin paratë e bashkisë, aktivitete baleti, reklama për emisione, shuma të majme për koncerte në sheshet e Tiranës, janë disa nga arsyet që i detyrojnë këto figura publike që të braktisin kolegët e tyre.

Sigurisht, në mesin e këtyre emrave ka edhe prej atyre që nuk kanë thënë mendimin e tyre pasi nuk janë pyetur, por platformat në internet dhe mediat e shumta ofrojnë mundësi për të gjithë për të shprehur atë se çfarë mendojnë për këtë çështje dhe shumë çështje të tilla. As protestat e organizuara nga aktorët e Teatrit Kombëtar nuk kanë munguar dhe ku këta artistë mund t’u bashkoheshin kolegëve të tyre. Gjithsesi, disa prej tyre e kanë gjetur kohën për të mbjellë 2-3 pemë në krah të kryebashkiakut Veliaj.

Bujar Asqeriu propozon amnisti për politikanët: Shkoni te thesari i shtetit dhe dorëzoni pasurinë që keni vjedhur

Të fundit