Flash News

KRYESORE

Këto janë katër shtetet që nuk u pozicionuan për ‘Botërorin 2026’; dy prej tyre anëtare të BE-së

Këto janë katër shtetet që nuk u pozicionuan për

Shtetet anëtare të FIFA-s votuan sot për kandidaturën e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë për të organizuar Kupën e Botës të vitit 2026. Amerika e Veriut kishte përballë kandidaturën e Marokut, e cila nuk u mbështet nga shumica.

Votimi në kongresin e zhvilluar në Moskë ishte i mbushur me surpriza. Katër shtete nuk pranuan të merrnin një pozicion midis Marokut dhe tre shteteve të Amerikës së Veriut. Spanja, Sllovenia, dhe Kuba abstenuan në votim, ndërsa Irani nuk mori pjesë.

Sa i përket shteteve të tjera, Rusia votoi për SHBA-në, ndërkohë që Shqipëria i doli kundër, njësoj si Franca dhe Italia.

Shqipëria sërish kundër SHBA, në FIFA votoi kandidaturën e Marokut për Kupën e Botës. Kosova zgjodhi amerikanët

Nga Franca, Italia dhe deri te Shqipëria, Koreja e Veriut; këto janë shtetet që sfiduan Trump në Kongresin e FIFA, Rusia i del në krah

Të fundit