Flash News

KRYESORE

Këto janë ngushticat më të rëndësishme për tregtinë; mbyllja e tyre do shkaktonte luftë botërore

Teherani ka kërcënuar së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të mbyllë ngushticën e Hormuzit, nëse ndërpritet importi i naftës iraniane. Ky paralajmërim ka shkaktuar shqetësim në të gjithë botën, ndërkohë që Izraeli ka kërcënuar Iranin me luftë nëse e mbyll ngushticën.

Hormuz është një prej rrugëve më të rëndësishme për tregintë botërore, kryesisht të naftës. Por në të gjithë planetin janë disa ngushtica (përjashto kanalet e Suezit dhe Panamasë) që përbëjnë rëndësi strategjike për ekonominë e botës, mbyllja e të cilave mund të shkaktonte luftra të fuqishme.

1-Ngushtica e Hormuzit

Sipas autoriteteve amerikane, në vitin 2011-të, 14 anije-cisternë kalonin çdo ditë në ngushticën e Hormuzit, në Gjirin Persik, me 17 milionë fuçi nafte të papërpunuar. Kjo përfaqëson 35% të të gjithë naftës që transportohet në det dhe 20% të të gjithë naftës që transportohet në rrugë të ndryshme. Kjo shifër u rrit në 18.5 milionë fuçi nafte në ditë në vitin 2016-të.

85% e naftës që kalon në Hormuz shkon drejt tregjeve të Japonisë, Indisë, Koresë së Jugut dhe Kinës. 30% e gazit që tregtohet në botë kalon gjithashtu në këtë ngushticë.

2-Ngushtica e Malacca

Ngushtica e Malacca-s konsiderohet ndër më të rëndësishmet në botë për transportin e anijeve. Kanali në këtë ngushticë shërben për të lidhur oqeanin Indian me oqeanin Paqësor, dhe ekonomitë kryesore të Azisë si, India, Kina, Indonezia, Malajzia, Singapori, Japonia, Tajvani dhe Koreja e Jugut.

Në vitin e 2008 u regjistruan 94 mijë anije që kaluan në këtë ngushticë, me 25% të mallrave të tregtuara në botë.

Rreth një e katërta e të gjithë naftës që transportohet në det kaloi nëpërmjet kësaj ngushtice. 15.2 milionë fuçi nafte në ditë janë transportuar nëpërmjet Malacca-s, sipas të dhënave të vitit 2011-të. Në vitin 2016, kjo shifër arriti në 16 milion fuçi në ditë.

3-Ngushtica e Bab-el-Mandeb

Bab-el-Mandeb është një tjetër ngushticë e rëndësishme në gadishullin Arabik dhe nga ku transportohen me miliona ton naftë. 4.8 milionë fuçi nafte kaluan nëpërmjet kësaj ngushtice në vitin 2016-të me një rritje prej 3.3 milionë fuçi nga viti 2011-të.

4-Ngushtica e Dover

Kjo është rruga detare më e ngarkuar në të gjithë botën. Ngushtica e Dover lidh oqeanin Atlantik me Detin e Veriut dhe Detin Baltik.

400 anije në ditë kalojnë përmes kësaj ngushtice, e cila ndan gjithashtu Britaninë e Madhe nga Franca.

5-Ngushtica turke

Ngushticaa turke, që përbëhet nga ngushtica e Dardaneleve dhe e Bosforit, është një prej pikave më të ngarkuara të tregitsë detare.

2.4 milionë fuçi nafte kaluan në këto ngushtica përgjatë vitit 2016-të.

Ngushtica turke është një rrugë e rëndësishme tregtare për Rusinë, Bullgarinë dhe Gjeorgjinë, të cilat lidhen nëpërmjet saj me tregjet e Mesdheut.

6-Ngushtica daneze

Nafta, gazi dhe mallrat e tjera ruse janë të detyruara të kalojnë përmes kësaj ngushtice për t’u lidhur me Evropën Perëndimore.

3.2 milionë fuçi nafte kaluan në ngushticën daneze përgjatë vitit 2016-të.

Ngushtica përbën rëndësi të veçantë edhe për Britaninë e Madhe dhe Norvegjinë.

7-Ngushtica e Gjibraltarit

Kjo ngushticë lidh oqeanin Atlantik me detin Mesdhe duke përbërë një rrugë të rëndësishme për tregtinë botërore. Me mijëra anije kalojnë çdo vit në këtë ngushticë, ndërkohë që në Gjibraltar ndodhen edhe portet më të mëdha për anijet luftarake./Politiko.al

Të fundit