Flash News

KRYESORE

Këto janë shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk përjashtuan asnjë diplomat rus

Këto janë shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk

23 shtete në të gjithë botën kanë vendosur të përjashtojnë disa nga diplomatët rusë që shërbejnë në vendet e tyre, pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal, ngjarje për të cilën Britania e Madhe akuzon Moskën.

Shqipëria është një ndër shtetet që i është bashkuar vendimit të 16 shteteve të BE-së, SHBA-së dhe Kanadasë, duke përjashtuar dy diplomatë rusë. Maqedonia, Norvegjia dhe Ukraina janë tre shtetet e tjera jo-anëtare të BE-së që kanë marrë të njëjtin vendim.

Megjithatë, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, jo të gjithë i janë bashkuar këtij vendimi. Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë, asnjë prej katër vendet e tjera nuk ka njoftuar deri më tani masa ndaj rusëve.

Një veprim i tillë nuk pritet të kryhet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, por ka bërë përshtypje heshtja e Malit të Zi, që dy vite më parë shmangu një grusht shteti të organizuar nga agjentët rusë.

Edhe në Kosovë Rusia ka një Zyrë Ndërlidhëse, ku punojnë disa diplomatë, megjithatë, Prishtina nuk ka njoftuar ende për ndonjë masë.

Të fundit