Flash News

KRYESORE

Këto janë shtetet që publikuan urimet për Shqipërinë në rrjetet sociale

Këto janë shtetet që publikuan urimet për
Zyrtarët e lartë shqiptarë kanë marrë me dhjetëra urime me rastin e festës së pavarësisë, ku përfshihen edhe urime nga shtete të largëta si Kina apo Japonia. Disa prej këtyre shteteve kanë bërë urime publike për Shqipërinë edhe në rrjetet sociale, siç është rasti i Polonisë, Azerbajxhanit, Lituanisë dhe Kosovës. Edhe faqet zyrtare të organizatave ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, kanë publikuar gjithashtu urimet e tyre.   Ministria e Jashtme e Polonisë: Të dashur miq nga Shqipëria! Polonia ju uron gëzuar Ditën e Pavarësisë!   Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit: Ne shprehim urimet tona më të sinqerta me rastin e përvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ne dëshirojmë që Shqipëria dhe njerëzit e saj miqësorë të kenë sukses, prosperitet dhe harmoni të vazhdueshme.     Ministri i Jashtëm i Lituanisë: Përshëndetje të përzemërta për kolegun Ditmir Bushati, popullin e Shqipërisë dhe diasporën energjike shqiptare në të gjithë globin me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ne e vlerësojmë shumë partneritetin tonë në NATO dhe mbështesim fuqishëm rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE. Urime!   Misioni i SHBA-së në NATO: Sot, ne urojmë aleatin tonë në NATO, Shqipërinë, gëzuar Ditën e Pavarësisë! SHBA vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë në aleancë dhe përtej.   NATO: Bashkohuni me ne në urimet për aleaten tonë, Shqipërinë, gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Të fundit