Flash News

KRYESORE

Këto janë tre kompanitë e njohura të basteve që u denoncuan nga PD; janë në pronësi të të dënuarve për trafik droge

Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku denoncuan sot “përdorimin e pushtetit politik nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojrave të fatit, të kontrolluara nga vëllezërit e tyre.”

Sipas PD-së, kompania ‘IGTSA’ që kanë pronësi pikat e basteve Eccobet, Baste Live, Eurolive, është krijuar nga vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj. Vëllezërit Murataj janë dënuar së bashku me Agron Xhafajn për krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.

“Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e regjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani. Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Baste Live Eurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi”, thuhet në deklaratën e demokratëve.

Të fundit