Flash News

KRYESORE

Këto produkte nuk duhet të mungojnë kurrsesi në tavolinen tuaj të punës

Këto produkte nuk duhet të mungojnë kurrsesi në tavolinen

Nëse përditshmëria e punës të rrëmben dhe shpesh herë konsumon ushqime të shpejta sa për të shuar urinë dhe për t`ju rikthyer punës, atëhere po bëni një gabim shumë të madh.

Janë disa produkte të shëndetshme të cilat ne ju sugjerojmë t`i mbani përherë në tavolinen e punës.

Arrat, bajamet ose lajthitë

Përmbajnë shumë proteina dhe janë absolutisht të shëndetshme për t'u konsumuar gjatë ditës apo midis vakteve të ndryshme.

Farat e ndryshme

Farat janë pjesë shumë e rëndësishme e dietës tuaj. Ato janë burim i madh proteinash dhe ruhen shumë lehtë.

Frutat e thata

Po ashtu, as frutat e thata nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj të punës. Përveçse të shijshme, ato përmbajnë edhe shumë vlera.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë lufton obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Të fundit