Flash News

KRYESORE

‘Këtu pjell mushka’/ Gazetari ironizon ministrin e Bujqësisë: Kulmi! 165 mijë euro për t’u mësuar fermerëve si të punojnë tokën

Ministria e Bujqësisë do të zhvillojë në datën 23 tetor një aktivitet dy ditor me titull “Shqipëria punon tokën”. Synimi i këtij aktiviteti është t’u mësojë fermerëve se si të punojnë tokën dhe buxheti për  të është 165 mijë euro, shumë e cila do të dalë nga buxheti i shtetit.

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, e ka ironizuar këtë aktivitet, sipas të cilit disa njerëz që nuk kanë lidhje me bujqësinë do t’u mësojnë fermerëve rreth punimit të tokës.

Përveç kësaj, gazetari vë theksin edhe tek shuma që do të shpenzohet nga buxheti i shtetit për këtë aktivitet, sipas të cilit do të rëndojë në xhepat e taksapaguesve.

“Muajin tjetër Ministria e Bujqësisë do te zhvilloje një aktivitet dy ditor me teme “Shqipëria punon token”.

Ky aktiviteti dy dite do t’u kushtoje qytetareve shqiptare 19.7 milione leke te reja ose 165 mije euro. Për dy dite. Se do hane këta, do pine verëra te shtrenjta, gjera dhe do ti rruajnë 165 mije euro aty.

Por kulmi i ironisë është aktiviteti ne vetvete. Ministri i Bujqësisë me profesion jurist, bashke me këshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mësues dhe i fundit muzikant do mbledhin 50-60 fermerë dhe do u mësojnë si te punojnë token. Dmth hajde baba te të tregoj arat. Këtu pjell mushka përfundimisht”, shkruan gazetari.

Të fundit