Flash News

KRYESORE

Kety Perry tregon me detaje si i propozoi Bloom: Shishja e shampanjës u thye, xhepi i unazës u shqye

Kety Perry tregon me detaje si i propozoi Bloom: Shishja e shampanjës u
Nje foto me unazë në dorë, zbuloi se Katy Perry dhe Orlando Bloom janë fejuar. E ftuar tek  Jimmy Kimmel, Katy ka treguar me detaje se si e propozoi aktori i preferuar shumë nga gjinia femërore. Në Ditën e Shën Valentinit aktori Orlando Bloom i propozoi këngëtares Katy Perry dhe kjo ndodhi në një helikopter.

“Shkuam për një darkë dhe mendova se do të shihnim më pas ndonjë art, por hipëm në një helikopter. Pjesë më qesharake është se kishim shampanjë në helikopter dhe kutia e unazës ishte në xhep dhe ai kishte shkruar gjithçka që donte të thoshte në një copëz letre. Ai e nxori jashtë unazës, ndërsa unë po lexoja letrën, por dëgjoj shishen e shampanjës që bie poshtë dhe thyhet. Ai tenton të nxjerri unazën, kutia e së cilës është shumë e madhe për xhepin e palltos, që më pas shqepet," tregoi Perry.

Por pavarësisht këtyre incidenteve, gjithçka duket se ka shkuar mirë më pas ku janë bashkuar dhe me pjesën tjetër të familjes dhe kane festuar fejesën.
 
View this post on Instagram
 

full bloom

A post shared by KATY PERRY (@katyperry) on

Të fundit