Flash News

KRYESORE

KiE u tërhoq prej pasigurisë, ambasadat e SHBA dhe BE në Tiranë kërkesë KQZ për monitorimin e zgjedhjeve

Një ditë pas qëndrimit të Këshillit të Europës për të anuluar vëzhgimin e zgjedhjeve vendore, ambasadat e SHBA, Britanisë së Madhe, Italiane, si dhe e OSBE-së i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të akreditojnë stafet e tyre për monitorimin e procesit në 30 qershor.

Në dokumentet e mëposhtme, ata i kërkojnë kreut të KQZ Klement Zguri që të akreditojnë vëzhguesit për monitorimin e zgjedhjeve.

Po ashtu, KQZ nga ana tjetër ka parashikuar në rendin e ditës që të miratojë numrin e vëzhguesve të paraqitura nga ambasadat e huaja në Tiranë.

““Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

  1. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  2. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Kujtojmë se një ditë më parë KiE vendosi të mos dërgojë në Shqipëri vëzhgues për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve.

Të fundit