Flash News

KRYESORE

Kikia: Soros fushatë lobimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë. Çfarë deklaroi Ministri i Jashtëm

Kikia: Soros fushatë lobimi për hapjen e negociatave për

Gazetari Mentor Kikia i ftuar  në emisionin "Arena" në Ora News deklaroi se Xhorxh Soros dhe i biri kanë pritur në një takim kryeministrin Rama, presidentin serb Vuçiç dhe kryediplomatin maqedonas në Paris, duke premtuar nisjen e një lobimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Kryeministri Rama, presidenti serb, ministri i Jashtëm maqedonas janë takuar në Paris me Xhorxh Sorosin dhe të birin, i cili ka deklaruar se javën e ardhshme do të nisë një fushatë lobimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe ka folur për një lloj sigurie, gjithashtu edhe për të ndaluar Brexit".

Më tej Kikia shtoi, "Ministri i Jashtëm maqedonas ka deklaruar se vetëm një mrekulli mund të na çojë në hapjen e negociatave në fund të qershorit. Referuar letrave në tavolinë, palët janë të bindura se nuk kanë shanse”.

Të fundit