Flash News

KRYESORE

Kilet e tepërta të Ajola Xoxës a përkthehen në një pritje të ëmbël?

Mbrëmjën e së shtunës është organizuar për herë të parë “Balloja Vjeneze në Tiranë” organizim i Iceberg Communication i mbështetur nga Ambasada Austriake në Tiranë dhe shumë partnerë të tjerë.

Në këtë ballo ishin të pranishëm shumë figura publike dhe siç e do zakoni, edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

E veshur me një fustan elegant me dy ngjyra të kombinuara, e zezë me fije ‘gold’, Ajola i ishte përshtatur temës së mbrëmjes. Ajo që binte në sy ishte se Ajola kishte disa kile më shumë. Në fotot e mëposhtme mund të shihni që Ajola edhe me fustanin që ka veshur është munduar t`i fshehe këto kile, por fytyra e tradhton.

Është shumë normale që dikush të marrë disa kile më shumë por një grua si Ajola që kujdeset për fizikun e saj këto kile mund të përkthehen dhe në një pritje të ëmbël.

Kjo jo domosdoshmërisht do të thotë që është shtatzënë por nëse bëjmë dhe një llogaritje të thjeshtë, fëmija do vinte në jetë në prag të zgjedhjeve lokale. Duke qenë se dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj i do shumë fëmijët, ndoshta ky është momenti i duhur që çifti Veliaj-Xoxa të zgjerojnë familjen e tyre.

Ajola është e tërhequr politikisht dhe ajo merret me pasionet e saj që lidhen me artin dhe tani po eksploron dhe si regjisore e klipeve të ndryshme të këngëtarëve shqiptarë.

Të fundit