Flash News

KRYESORE

Kim "braktis hallet" e politikës për një fundjavë pa zhurma, "magjepset" nga bukuritë e qytetit të “një mbi një dritareve” (FOTO)

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka zgjdhur Beratin për të “shfrytëzuar” këtë fundjavë larg zhurmës së politikës. “Magjepsës dhe të mrekullueshëm”, kështu e ka cilësuar ajo qytetin e “një mbi një dritareve” gjatë një komenti ku tregon përshtypjet e kësaj vizite.

“Berati është qytet i mrekullueshëm-magjepsës, udhërrëfyes i mrekullueshëm, kisha antike dhe ikona që të mbushin sytë me lot. Jam e lumtur të shoh se si USAID ka ndihmuar në zhvillimin e Turizmit”, shkruan Kim krahas postimit të shoqëruar edhe nga disa foto të qytetit muze dhe Kishës së Shën Triadhës.

Kujtojmë se, qyteti 2500-vjeçar i Beratit është anëtar i Trashëgimisë Kulturore Botërore (UNESCO), për shkak të pamjeve piktoreske, historisë, vlerave dhe kulturës së pasur, të cilat e kanë kthyer atë në një destinacion atraktiv për turistët.

Të fundit