Flash News

KRYESORE

Kim dhe Soreca s’mbajnë dot të qeshurën, ç’u tha Rama në tryezën për rindërtimin: Nëse s’ndodh kësaj here, dasma do thirret nga ju

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në prani të ambasadorëve të huaj në vend Komitetin e Rindërtimit, lidhur me paratë e mbledhura në Konferencën e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit.

Gjatë takimit, Rama nuk ka kursyer edhe batutat ironike lidhur me refuzimin e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, të cilin Rama e ka cilësuar po ashtu një “tërmet” që ka kaluar Shqipëria para atij të 26 nëntorit.

Mirëpo, krahasimet e përdorura nga Rama në tryezë, ka bërë që të shkaktojë të qeshura te ambasadorët Soreca dhe Kim.

“Shpresojmë që koordinimi të bëhet në mënyrë konsistente dhe të vazhdojë me shpejtësinë e nevojshme se kjo e fundit është me shumë rëndësi.

Nuk mund tu themi njerëzve se nuk e bëjmë dot këtë gjë se ky miku ka procedurën e vet për tu ndjekur, ne e dimë që procedurat e BE janë shumë të gjata tipikisht dhe për këtë arsye them se ajo që ju thatë do ishte thënie dite e madhe pas disa javësh, por çështja është se ne kemi qenë të përgatitur për ditë të tjera të mëdha edhe më parë, jemi veshur, jemi krekosur dhe pa diskutim kemi qenë edhe në tryezë duke treguar më të mirën tonë por ju nuk erdhët, na latë të presim.

Nëse nuk ndodh kështu kësaj here mendoj se dasma do thirret nga ju kësaj radhe e jo nga ne, por ne jemi përgatitur të vijmë. Thjeshtë do veshim ato rroba që kemi përgatitur që kush e di se sa kohë kanë që presin në dollap, që të vishen më në fund.  E thashë publikisht se nuk e bëja dot ndryshe”, tha Rama.

Akademia e Transparencës për fondet e tërmetit, Yuri Kim në tryezë me Ramën: Si do e ofrojmë ndihmën tonë

Të fundit