Flash News

KRYESORE

Kim Jong un del nga fjala, injoron marrëveshjen me Donald Trump

Kim Jong un del nga fjala, injoron marrëveshjen me Donald Trump

Koreja e Veriut, e udhëhequr nga Kim Jong un duket se po del shumë shpejt nga fjala dhe nga marrëveshja që nënshkroi pak javë më parë me Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë takimit historik mes tyre në Singapor.

Siç duket edhe nga imazhet satelitore, Koreja e Veriut nuk e ka ndërprerë punën zgjerimin e një baze të rëndësishme të prodhimit të raketave balistike

Nga hetimet e kryera nga shkencëtarët e “Planet Labs”, dukshëm shihet se në Institutin e materialeve Kimike në qytetin koreano-verior të Hamhungut po vijon puna.

Dëshmitë satelitore vijnë kur zyrtarë amerikanë, me në krye presidentin Donald Trump, hedhin dyshime mbi vullnetin e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore, pavarësisht paktit të muajit të shkuar mes Trumpit dhe Kim Jong-unit në Singapor.

Të dielën, vet Trump tha se, ka mundësi që marrëveshja që i dha fund kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut të mos funksionojë. Më herët, mediet amerikane kishin raportuar se regjimi komunist ka rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar në baza sekrete.

Të fundit