Flash News

KRYESORE

Kim Kardashian tregon dhimbjen më të madhe që ka përjetuar... nga një veshje

Modelja bukuroshe Kim Kardashian tregon për dhimbjen e madhe  fizike që ka përjetuar në eventin e  Met Gala 2019.

38-vjeçarja amerikane shpjegoi se korseja që mbante në ngjarjen e madhe, i shkaktoi dhimbje të cilat nuk i ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj.

“Unë kurrë nuk kam ndjerë më shumë dhimbje si ajo në jetën time. Do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave që mu shkaktuan atë natë”, tha Kim për WSJ Magazine.

Më tej bukuroshja u pyet lidhur me thashethemet që qarkullojnë se ajo kishte hequr brinjët për të pasur një bel të hollë.

“Unë nuk e di nëse kjo është e mundur”.-tha Kim duke u dhënë fund spekulimeve.

Të fundit